Çfarë është nervi shiatik?
Nervi shiatik është nervi më i madh dhe më i gjatë në trupin e njeriut. Ai nis nga pjesa e poshtme e shtyllës kurrizore dhe shtrihet përgjatë vitheve, pas kofshës, deri në pjesën e pasme të këmbës dhe shputë. Kur ky nerv komprimohet ose irritohet, shfaqet ajo që njihet si shiatik.
Simptomat e shiatikut përfshijnë:
- Dhimbje që përhapet nga mesi drejt vitheve dhe këmbës
- Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë
- Dobësi muskulore në këmbë ose shputë
- Vështirësi në qëndrim, ecje apo përkulje
Vjen nga probleme si:
- Hernie diskale (disk i rrëshqitur)
- Stenoza spinale (ngushtim i kanalit kurrizor)
- Spondilolisteza
- Sindroma e muskulit piriformis
- Trauma ose mbingarkesë
Si ndihmon fizioterapia?
Fizioterapia është një nga mënyrat më të sigurta dhe më efektive për të trajtuar shiatikun.
Objektivat kryesorë të fizioterapisë janë:
- Lehtësimi i dhimbjes dhe inflamacionit
- Ulja e presionit mbi rrënjët nervore
- Rikthimi i funksionit normal të shtyllës kurrizore dhe këmbës
- Parandalimi i përsëritjes
PhysioSinani Clinic përdor teknika Neurodinamike, Manuale dhe ushtrime terapeutike për të arritur rezultatet më të mira të mundshme.