Në dekadat e fundit, qasjet terapeutike për trajtimin e çrregullimeve neurologjike pediatrike kanë evoluar ndjeshëm. Një nga inovacionet më të spikatura në këtë fushë është pediasuit – një metodë e bazuar në neuroplasticitet dhe stimulim të thellë proprioceptiv.

Cfarë është Pedia Suit?

Pediasuit është një terapi intensive me një qasje gjithëpërfshirëse në trajtimin e individëve me çrregullime neurologjike, si paraliza cerebrale, vonesa në zhvillim, dëmtime traumatike të trurit, autizmi dhe gjendje të tjera që ndikojnë në funksionet motorike të fëmijëve. Terapia intensive sipas protokollit pediasuit kombinon përdorimin e kostumit special me terapi intensive fizike. Seancat zhvillohen deri në katër orë në ditë, rreth pesë herë në javë, për një periudhë prej tre deri në katër javë. Ky intensitet i lartë i seancave çon në arritje më të shpejta krahasuar me seancat tradicionale që zgjasin gjysmë ore deri në një orë dhe që zhvillohen një deri në tre herë në javë.

Nga e ka origjinën?

1970

në BRSS krijohet Penguin Suit për astronautët, për të ruajtur tonusin muskulor në hapësirë.

vitet 1990

Ky kostum fillon të përdoret në mënyrë eksperimentale për fëmijë me dëmtime neurologjike dhe motorike.

2002

Në SHBA, Izabela dhe Richard Koscielny krijojnë Therasuit, versionin e parë terapeutik të përshtatur për fëmijë, bazuar në Penguin Suit.

2003-2010

Leonardo De Oliveira, fizioterapist nga Brazili, zhvillon pediasuit si version më i përmirësuar, më i rehatshëm dhe më funksional për terapin pediatrike.

Pas 2010

Pediasuit dhe Therasuit përhapen ndërkombëtarisht në klinika në SHBA, Brazil, Evropë dhe Amerikën Latine. Përdorimi i këtyre kostumeve është vazhdimisht në rritje, duke u adaptuar dhe përmirësuar për të përmbushur nevojat e fëmijëve me çrregullime neurologjike.

2010-sot

shfaqen edhe kostume të tjera si Adeli Suit dhe Neurosuit, por Pedia Suit mbetet një nga liderët globalë në rehabilitimin intensiv për fëmijët.

Si funksionon?

Pediasuit është një kostum terapeutik i dizajnuar posaçërisht për fëmijë me çrregullime neurologjike dhe motorike. Ai përbëhet nga elemente si jelek, mbajtëse për shpatulla, gjunjë dhe këmbë, të cilat lidhen mes tyre me rripa elastikë që krijojnë një formë rezistence. Kjo strukturë:

  1. Ndihmon në rritjen e stabilitetit dhe ekuilibrit të trupit
  2. Aktivizon muskujt që janë të dobët ose pak të përdorur
  3. Mbështet qëndrimin e drejtë dhe korrigjon lëvizjet jo të sakta
  4. Nxit trurin të përvetësojë modele të reja dhe më të sakta të lëvizjes

Përdorimi i pediasuit bëhet në kuadër të një programi intensiv terapie fizike, që zgjat zakonisht 3 deri në 4 orë në ditë, për një periudhë prej 3 deri në 4 javësh.çdo plan terapie është i personalizuar dhe përshtatet sipas nevojave individuale të fëmijës.

Cilët patologji trajtohen me PediaSuit ?

Kjo terapi është ideale për fëmijë me çrregullime të ndryshme, përfshirë:

A mund ta aplikojmë tek të gjithë fëmijët apo ka specifika?

Konkluzion

Edhe pse PediaSuit ka treguar efikasitetin e tij për shumë patologji, por është e rëndësishme që përdorimi i saj të bëhet nën mbikëqyrjen e profesionistëve dhe të personalizohet për nevojat specifike të çdo fëmije. Sigurimi i një programi terapitik të përshtatur dhe mbështetja e vazhdueshme e profesionistëve të shëndetit janë thelbësore për suksesin e terapisë. PediaSuit është më shumë sesa një pajisje – është një metodë që i jep mundësi fëmijëve të rriten, të zhvillohen dhe të arrijnë potencialin e tyre maksimal përmes një rruge intensive, por të suksesshme të rehabilitimit.

Përgatitur nga: Floralba Cenaj .

Kontakt: Nëse dëshironi të mësoni më shumë për PediaSuit ose të rezervoni një konsultë, na kontaktoni në