Skolioza po vihet re gjithnjë e më shpesh dhe është më e përhapur nga sa ne mendojmë , veçanërisht lloji i skoliozës idiopatike tek adoleshentët. Ajo shfaqet si një devijim i shtyllës kurrizore dhe, nëse nuk trajtohet në kohë, mund të progresojë dhe të ndikojë në qëndrimin trupor, cilësinë e jetesës dhe mirëqenien fizike.

Shenjat që mund të tregojnë një skoliozë
Prindërit dhe adoleshentët duhet t’i kushtojnë vëmendje këtyre shenjave:
• Një shpatull më e lartë se tjetra
• Asimetri e shpinës ose e belit
• Njëra anë e kraharorit më e dalë
• Qëndrim i shtrembër ose i paekuilibruar
• Lodhim ose dhimbje shpine pas qëndrimit të gjatë ulur
Si trajtohet skolioza në klinikën tonë?

Në klinikën tonë ofrojmë trajtim konservativ të specializuar, të bazuar në metodat më të njohura ndërkombëtare për skoliozën:
Psse-Schroth – ushtrime korrigjuese tridimensionale dhe frymëmarrje terapeutike
SEAS – vetë-korrigjim aktiv dhe stabilizim postural
Rigo – ushtrime të personalizuara sipas tipit të skoliozës dhe menaxhim profesional i korses
Çdo plan trajtimi është individual, i përshtatur sipas moshës, shkallës së devijimit dhe fazës së rritjes kockore.
Pse është i rëndësishëm trajtimi i hershëm?
Trajtimi i duhur në kohën e duhur ndihmon në:
• Parandalimin e përkeqësimit të skoliozës
• Përmirësimin e posturës dhe balancës muskulore
• Rritjen e vetëdijes trupore tek adoleshentët
Konsultë dhe vlerësim profesional

Nëse dyshoni për skoliozë ose keni një diagnozë ekzistuese, vlerësimi i hershëm bën diferencën.
Na kontaktoni për një konsultë të specializuar.
