
Kush jemi
Shëndeti juaj, prioriteti ynë!
Klinika u themelua në vitin 2021 me vizionin për të ofruar trajtime të personalizuara dhe efektive për pacientët me probleme të ndryshme fizike. Shërbimi i klinikës u përqendrua në dy departamente: atë për dhimbjet muskulo-skeletike, të udhëhequr nga Fitim Sinani, dhe në departamentin e pediatrisë, të udhëhequr nga Kejsi Duqi. Me një ekip të kualifikuar dhe metoda të avancuara të fizioterapisë, ne ndihmojmë pacientët të arrijnë një rikuperim të shpejtë dhe të sigurt.
Përkushtimi ynë ndaj cilësisë dhe përdorimi i metodave më moderne dhe të specializuara na mundëson të trajtojmë çdo rast me vëmendje dhe profesionalizëm. Ne besojmë se çdo pacient ka nevojë për një plan trajtimi të personalizuar, që adreson nevojat dhe qëllimet e tij individuale. Duke integruar teknologjitë më të fundit dhe praktikat më të avancuara të fizioterapisë, ne sigurojmë rezultate të shkëlqyera dhe një përvojë të kënaqshme për të gjithë ata që na besojnë shëndetin e tyre.
Rreth nesh
Çdo hap me dashuri, çdo trajtim me kujdes
PhysioSinani Clinic është një qendër moderne fizioterapie në Tiranë, e specializuar në trajtimin e dhimbjeve muskulore dhe skeletore, rehabilitimin pas dëmtimeve dhe përmirësimin e mirëqenies së pacientëve tanë.
PediaSuit Protocol
Terapi e specializuar për fëmijët, që përdor një kostum të veçantë për të përmirësuar funksionet motorike dhe për të stimuluar zhvillimin fizik.
DMI
Terapi që fokusohet në përmirësimin e lëvizshmërisë dhe kontrollit motorik përmes ushtrimesh të kontrolluara dhe teknikash specifike.

Physio
Sinani
Clinic
Terapi
DMI
PediaSuit Protocol
Profesionalizëm
Përse Physio Sinani Clinic?
Ambjentet tona të ngrohta dhe moderne, përkrah teknikat e avancuara, ofrojnë rezultate të jashtëzakonshme për pacientët, duke siguruar një rikuperim të shpejtë dhe efektiv.
Ekip profesional dhe i kualifikuar
Teknika te Avancuara
Rikuperim i Sigurt







