Neurodynamic Solution” është një metodë moderne dhe e avancuar e fizioterapisë që fokusohet në vlerësimin dhe trajtimin e sistemit nervor periferik – përfshirë nervat që shtrihen nga truri dhe palca kurrizore drejt pjesëve të ndryshme të trupit. Kjo qasje terapeutike synon të identifikojë bllokimet, tensionet apo irritimet që mund të kufizojnë lëvizjen e nervave dhe të shkaktojnë dhimbje, mpirje ose parehati në trup.
Sistemi nervor është një strukturë shumë e ndërlikuar që ka nevojë të lëvizë lirshëm brenda trupit. Kur nervat nuk lëvizin në mënyrë optimale për shkak të dëmtimeve, inflamacionit apo mbingarkesës, mund të shfaqen simptoma si djegie, shpime, dobësi muskulore apo dhimbje që përhapet nga shpina drejt gjymtyrëve. Këto janë shpesh sinjale që sistemi nervor ka nevojë për trajtim të veçantë.
- Dhimbja e mesit (Lumbago) – Shkaktuar nga tensioni muskulor, dëmtime të disqeve ndërvertebrale ose probleme posturale.
- Hernia Diskale – Kur disku ndërvertebral del jashtë vendit dhe shtyp nervat, duke shkaktuar dhimbje dhe mpirje.
- Skolioza, Kifoza dhe Lordoza – Deformime të shtyllës kurrizore që mund të shkaktojnë dhimbje dhe kufizim të lëvizjes.
- Spondiloartroza – Degjenerimi i nyjeve ndërvertebrale që çon në dhimbje kronike.
Spondilolisteza: Zhvendosja e njërit prej rruazave të shtyllës kurrizore, duke shtypur nervat dhe shkaktuar dhimbje.Shkakton dhimbje në shpinë dhe mund të ndikojë në aftësinë për të ecur.Fizioterapia ndihmon me stabilizimin e shtyllës kurrizore dhe përmirësimin e forcës muskulore.
Sindroma e Piriformisit: Shkaktohet nga tensioni ose spazmat e muskulit piriformis, duke shtypur nervin shiatik.Shkakton dhimbje të shpinës dhe këmbës, ngjashëm me ishiasin.Trajtimi përfshin stretching dhe terapi manuale.


- Artroza (Osteoartriti) – Sëmundje degjenerative e nyjeve që shkakton dhimbje dhe ngurtësi.
- Artriti Reumatoid – Sëmundje inflamatore autoimune që prek nyjet dhe mund të çojë në deformime.
- Sindroma e Impingmet – Kur tendinat e shpatullës bllokohen dhe shkaktojnë dhimbje gjatë lëvizjes.
- Frozen Shoulder - Supi i ngrirë
- Tendiniti – Inflamacion i tendinave, shpesh i lidhur me mbingarkesën apo lëvizjet e përsëritura (bërryli i tenisit, tendiniti i Akilit).
- Dëmtimet e Ligamenteve – Përfshirë këputjen e ligamentit të kryqëzuar të përparmë (ACL) në gju, një dëmtim i zakonshëm tek sportistët.
- Sindroma e Tunelit Karpal – Shkaktuar nga presioni mbi nervin median të dorës, duke shkaktuar mpirje dhe dhimbje.
- Fibromialgjia – Gjendje kronike që shkakton dhimbje difuze në muskuj dhe nyje.
- Rehabilitimi pas frakturave – Përmirësimi i forcës dhe lëvizshmërisë pas një thyerjeje kockore.
- Rehabilitimi pas protezave të gjurit apo ijeve – Pas zëvendësimit të një nyjeje, fizioterapia ndihmon në rivendosjen e funksionit normal.
- Sindroma e Fasciitis Plantare – Inflamacion i fascies plantare që shkakton dhimbje në thembër.
- Sindroma e Bandës Iliotibiale – Shkaktuar nga tensioni i madh në shiritin iliotibial, sidomos te vrapuesit.
- Dhimbja Miofasciale dhe Trigger Points – Dhimbje muskulore të lidhura me pikat trigger që mund të trajtohen me terapi manuale dhe dry needling.
Në shumicën e rasteve, terapia është e butë dhe jo e dhimbshme. Mund të ndihen ndjesi të lehta tensioni ose tërheqjeje gjatë ushtrimeve, por gjithçka bëhet në mënyrë të kontrolluar dhe nën kujdesin e terapistit për të shmangur çdo shqetësim.
Seanca fillon me një vlerësim të plotë të nervave periferikë përmes lëvizjeve të kontrolluara dhe testimeve specifike. Më pas, fizioterapisti përdor teknika manuale dhe ushtrime të personalizuara për të liruar tensionin nervor dhe për të rikthyer lëvizjen natyrale.
Numri i seancave varet nga gjendja e pacientit dhe niveli i dëmtimit ose tensionit nervor. Shumë pacientë ndiejnë përmirësim që në seancat e para, por zakonisht rekomandohen 3 deri në 6 seanca për një trajtim më të plotë dhe afatgjatë.
Po, Neurodynamic Solution kombinohet shumë mirë me teknika të tjera fizioterapie si terapia manuale, ushtrimet për forcim muskulor apo trajtimet me pajisje (elektroterapi, ultratinguj, etj). Kjo qasje shumëdimensionale rrit efektivitetin e trajtimit dhe përshpejton rikuperimin.