-Ju ndodh të keni dhimbje koke?! Dikujt I dhemb koka në pjesën e ballit, dikujt I dhemb e gjithë koka, dikush ka migrenë e dikush thotë tension… Ne do flasim për dhimbjen e kokës e cila shkaktohet nga Qafa.Po, qafa mund të japi dhimbje koke.Eshtë e vërtetë.
Dhimbja e kokës me origjinë qafën, zakonisht jep dhimbje në pjesën e pasme të kokës dhe fillimin e qafës, dhimbja rrezaton zakonisht në njërën anë të kokës deri në zonën afër syrit.Kjo dhimbje koke përkeqësohet nga lëvizjet e qafës dhe qafa është e ngrirë.Nuk ngacmohet nga drita apo zhurma, sic ndodh në rastin e migrenës.Dhimbja është e vazhduar me intesitet të lehtë në të moderuar, e cila nuk shtohet me aktivitet fizik.
Dhimbja Cervikogjene ndodh si rezultat I ngacmimeve të rrënjave nervore që dalin në pjesën e sipërme të qafës si C1,C2,C3 Kemi konvergjencë neuroanatomike midis inputit nociceptiv (sinjaleve të dhimbjes) nga strukturat cervikale (sidomos C1–C3) dhe inputit nga nervat sensorë të kokës, përmes traktit trigemino-cervikal
Nuk është një dhimbje koke “lokale” në kokë — është një dhimbje referuese nga struktura të tjera.
Si ndikon Fizioterapia
Duke qenë se problem vjen nga vertebrat e qafës, qëllimi I fizioterapisë është trajtimi I tyre nëpërmjët teknikave manuale si mobilizime duke rifituar lëvizjet normale të vërtebrave. Uljen e tensioneve muskulare dhe balancimin muscular duke rritur stabilitetin e qafës dhe levishmërinë e saj. Në këtë mënyrë ne ulim ngacimet e nervave të qafës dhe si rezultat do të kemi uljen e dhimbjes së kokës.

