Dhimbjet e Mesit-Hernia Diskale
Dhimbjet e mesit janë të shpeshta te një pjesë e madhe e njërëzve. Sipas OBSH(organizata botërore e shëndetësisë) shumica e njërëzve do të përjetojnë të paktën një herë në jetën e tyre dhimbje mesi e cila do të ndikojë në aktivitetet e jëtës së përditshme.Dhimbja e mesit është komplekse dhe ka shumë faktorë që ndikojnë si biologjikë, psikologjikë dhe socialë.Prandaj për trajtimin e dhimbjes së mesit duhet një qasje biopsikosociale.
Burime të ndryshme theksojnë që 90-95% e rasteve me dhimbje mesi konsiderohen dhimbje mesi jo specifike, ndërsa 5-10% e rasteve konsiderohen patologji specifike sic është hernia diskale.Në këtë artikull do fokusohemi të Hernia diskale.

Problemi I saj fillon me disqet te cilet vendosen midis vertebrave dhe kanë si funksion amortizues.Disku përbëhet nga pjesa qëndrore(nucleus pulposis) qw është e lëngshme dhe qw rrethohet nga pjesa tjetër e cila është e fortë(anulus fibrosis). Me moshën disku fillon e degjenërohet, pjesa e lëngshme ulet dhe pjesa e jashtme e fortë bëhët më e dobët.
Kur pjesa qëndrore e lëngshme tenton të shtyjë pjesën e jashtme, duke krijuar fllusk e cila në varësi të zonës që ndodh ushtron presion te nervat, duke I shtypur ata. Në disa raste, dhimbja nuk shkaktohet vetëm nga presioni mekanik mbi nervin.Nervi mund të irritohet edhe nga procese inflamatore dhe të bëhet më i ndjeshëm ndaj lëvizjes.
Cilat janë simptomat që jep Hernia diskale?
–Simptomat e hernies diskale varen nga vendi në të cilën ndodh. Hernia Diskale mund të ndodhë në të gjithë shtyllën kurrizore por zonat që janë më të shpeshta janë qafa dhe mesi.
Personat me hernie diskale te mesi do të perjeojnë dhimbje në fundshpinë, e cila përhapet në vithe, kofshë, përgjatë kërcirit e deri te gishtat e shputës së këmbës.Duke perjetuar dhimbjet e nervit shiatik. Dhimbja është therëse, djegëse, mund të shoqërohet me ndjësinë e mizërimit, ndjesi shpimi gjilpërash apo edhe një ndjesi si shok elektrik. Zona që do ketë këto simptoma do të varet nga rrënja nervore që do të shtypet nga hernia diskale.
Nëse hernia diskale ndodh në zonën e qafës, pacienti do të ketë dhimbje në qafë, në shpatull, përgjatë krahut deri te gishtat e dorës.gjithashtu në bazë të rrënjës nervore që do të jetë prekur nga hernia diskale, do të ketë mpirje, mizërime, ndjesi shpimi gjilpërash, shok elektrik.

Dhimbja mund të shtohet me pozicione të caktuara, ngacmohet kur kolliteni apo tështini. Në të dy rastet mund të shoqërohet me dobësi muskulare të gjymtyrës së prekur. Shenjat që konsiderohen alarm dhe që duhet me patjetër një urgjencë te mjeku janë dobësia muskulare e cila vjen duke u shtuar, vështërësi në kontrollin e urinimit ose defekimit, mpirje në zonën e brendshme të kofshëvë, në organet gjenitale dhe përreth anusit.
Cilat janë opsionet e trajtimit të hernies diskale?
90% e rasteve me Hernie Diskale kalojnë me trajtim konservativ dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.Në suksesin e trajtimit konservativ ka shumë faktorë që ndikojnë për të mirë ose për të keq. Duhet tw ndiqet modeli biopsikosocial
Fizioterapia është një nga opsionet e trajtimit të hernies diskale.Ajo konsiston në menaxhimin e dhimbjes, në rikthimin e lëvizjes, në edukimin e pacientit për ta menaxhuar dhe mirëmbajtur gjendjen e tij/saj. Fizioterapia përfshin teknika manuale, si mobilizime, teknika neurodinamike që ndihmojnë në uljen e sensibilizimit të nervave, ushtrime të personalizuara për nevojat specifike të pacientit, po ashtu mund të përdoren edhe aparatura. Të gjitha teknikat përzgjidhen dhe I përshtaten pacientit pasi është bërë konsulta. Programi I rehabilitimit duhet të jetë I personalizuar në mënyrë që suksesi të jetë I madh. Nëse program I rehabilitimit është standart për të gjithë pacientët me Hernie, kjo nuk I garanton askujt sukses. Pavarsësisht që mund të kemi 2 persona me të njëjtën diagnozë, nuk do të thotë të kemi të njëjtin trajtim sepse trajtimi do bazohet te karakteristikat e secilit për të arritur rezultat maksimal.
Trajtimi në klinikë duhet të shoqërohet edhe me ushtrime që pacienti duhet ti bëjë në shtëpi. Ajo që rekomandohet është lëvizja e kontrolluar, pacienti duhet të fillojë të lëvizë sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet të eci aq sa dhimbja e lejon.

Pt. Fitim Sinani fizioterapist
#dhimbjemesi #herniadiskale
